Një 24-vjeçare palestineze u gjet e vrarë në një banesë në Tiranë. Gazetari Ervin Leka ka siguruar për ABC News, foton e të resë. Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes është bashkëshorti i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan.
Mënyra se si është kryer vrasja, por edhe lëvizjet që ka bërë 49-vjeçari, për të fshehur gjurmën dyshohet se gjithçka ka qenë e planifikuar.
Pas udhëtimit në Athine, 49-vjecari ka ikur direkt për në Amsterdam të Holandës. Por pavarësisht se janë hapur kamerat e sigurisë atje autoritetet nuk kanë mundur që ta kapin.
Kontrollet nëpërmjet kamerave të sigurisë po kryhen në Holandë pasi atje ai rezulton se nuk ka fluturuar me avion, por dyshohet se ka përdorur transportin publik për të shkuar në Gjermani. Autoritetet shqiptare janë kontakt me ato gjermane dhe Interpol për të arrestuar të dyshuarin.
Nga të gjitha monitorimet e kamerave, 49-vjecari ka kryer cdo lëvizje i qetë dhe të kontrolluara, kjo ngre dyshimet se gjithcka ka qenë e planifikuar nga autori i dyshuar.
Për sa i përket motivit të paktën sipas autoriteteve shqiptare kemi të bëjmë me një krim për shkaqe pasioni. Ata kanë qenë të martuar dhe prej disa vitesh jetonin më Mynih të Gjermanisë.

