Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, opsion fantastik për pushime”, Daily Express: E bukur si Tajlanda, por më e përballueshme

schedule14:06 - 26 Shkurt, 2025

schedule 14:06 - 26 Shkurt, 2025

Bregdeti shqiptar pritet të jetë një  destinacion  për turistët evropian e sidomos ata britanik  edhe për verën e këtij viti. Media e njohur britanike “Daily Expres’ ka shkruar një artikull  ku e cilëson Shqipërinë si një vend pak të njohur e megjithatë për bukuritë natyrore krahasohet me Tajlandën por me çmime më të lira.

Një vakt i mesëm me tre pjata për dy persona do të kushtojë rreth 42 paund . Një birrë do t’ju kushtojë rreth 2 £ dhe një kafe vjen me rreth 1.30 £ .Riviera shqiptare  thuhet në shkrim është një opsion fantastik për ata që kërkojnë një pushim parajsor me estetikën e plazhit me rërë të bardhë, por është gjithashtu më e përballueshme, e aksesueshme dhe më pak e mbushur me njerëz.

Shqipëria është një vend i bukur i vendosur në Evropën Juglindore, në Gadishullin Ballkanik dhe me peizazhin e saj mbresëlënës malor dhe bregdetin që të lë pa frymë, Shqipëria ka një bukuri të pazbutur që tani është një gjë e rrallë në Evropë shkruan Daily Mail.



Ksamili cilësohet si Karaibet Shqiptare falë plazheve me rërë të bardhë dhe ujërave bruz. Zona është e njohur për historinë e saj të pasur dhe plazhet e jashtëzakonshme, duke ofruar turizëm të nivelit të lartë për udhëtarët që kërkojnë një pushim të jashtëzakonshëm në Evropë.”

Përveçse është e bukur dhe më e qetë se destinacionet e tjera më të famshme.

Udhëtimi në Shqipëri është relativisht i lirë, ashtu si edhe ekskursionet. Ka gjithashtu shumë aktivitete falas, qoftë eksplorimi i qyteteve lokale apo relaksimi në një nga plazhet e shumta të Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!