Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët/ Rama për median greke: Kjo është çështje italiane, jo e jona

schedule21:27 - 25 Shkurt, 2025

schedule 21:27 - 25 Shkurt, 2025

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në një intervistë për televizionin grek MEGA duke prekur një sërë çështjesh.

Ai u pyet për marrëveshjen për refugjatët me Italinë dhe mbi ecurinë e saj.

Sipas Ramës, kjo është një çështje italiane dhe Shqipëria pohoi ai thjesht i ka ardhur në ndihmë si vend fqinj dhe për kontributin që Italia ka ofruar për shqiptarët.

Shefi i qeverisë pohoi se sjellja apo jo e migrantëve në Shqipëri është çështje italiane dhe jo shqiptare.

“Ne nuk paguhemi, nuk kemi kërkuar para. Këtu nuk ka asgjë për ne, përveç detyrimit karshi Italisë, e cila është treguar shumë e mirë me ne qysh prej ditës së parë kur ne iu qasëm botës. Ka qenë aty dhe na ka mbështetur në moment të vështirë dhe nuk na ka kërkuar asgjë në këmbim, përkundrazi  ka paguar për të na ndihmuar. E kemi marrë si detyrim moral, është detyrim fqinjësie, ne jemi fqinj, ne duhet të bëjmë për njëri tjetrin.  Kanë probleme me gjykatën Italiane, ata kanë ndërtuar mjediset, ata duhet të sjellin migrantë, por gjykatat në Itali e kanë bllokuar, kështu që është diçka italiane dhe jo e jona”, u shpreh ai.

Ai tregoi se Shqipëria i ka qëndruar pranë edhe Greqisë, siç ishin rastet e zjarreve.

“Ishte një situatë e vështire gjatë krizave që kishim me Greqinë dhe kur ndodhi që ra zjarr në Greqi ne dërguar të gjithë njerëzit që mundëm aty, sepse ne jemi fqinj. Na është kërkuar dhe nga vendet e tjera, por thamë jo”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!