Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Shqipëria është më pranë BE. E merituam, jo dhuratë

schedule18:10 - 25 Shkurt, 2025

schedule 18:10 - 25 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asamblenë socialiste në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u ndal tek ulja e çmimit të energjisë elektrike, si edhe procesi drejt integrimit europian.

Më tej shtoi se Shqipëria ka punuar dhe tashmë ka një tjetër panoramë në sytë e shteteve të tjera. Rama theksoi se nga një vend i shpërfillur Shqipëria tani është më pranë BE.

Rama tha se ulja e çmimit të energjisë është bërë për herë të parë që nga 1990.

“Kemi bërë uljen e parë të çmimit të energjisë që nga 1990. Ulëm një lek në nëntë lekë. U ul 10.5 %”, tha Rama.

Më tej shtoi: “Duhen shumë gjëra akoma, mund të bëhen tani më shpejt dhe më thjesht sepse është bërë një bazë shumë e mirë. BE nuk  bën dhurata dhe nuk bën politikë në këtë proces, por bën vetëm hesape. Kur t’i i ke bërë detyrat dhe ata kanë disa halle të tjera, thonë se nuk i ke bërë të mirë. Por politikë të thotë se nuk e ke bërë këtë dhe ne na duhet të afrojmë, nuk ekziston.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!