Dy vëllezër janë arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hide Out”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Në banesën e 46-vjeçarit Arben Frati, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;
Ndërkaq në banesën e të vëllait, Levend Frati 52 vjeç, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve./abcnews.al

