Në gjyqin e mbajtur në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka nxjerrë bashkëpunëtorët dhe ka treguar episodet kriminale, që ka kryer së bashku me ta.
Dumani u ballafaque në gjyq me Xhuljna Hoxhën, të cilit i tha se i ka shërbyer grupit Çapja në Elbasan.
Pjesa nga biseda në gjyq
Avokati: Nga momenti që ndërruat vendimmarrjen nga Dine Çami tek Bujar Çela iu ka ardhur ndonjë informacion nga Xhuljan Hoxha?
Nuredin Dumani: Jo nuk na ka sjellë.
Xhuljan Hoxha: Dumani ka deklaruar që unë i kam shërbyer grupit kriminal Çapja, kujt personi i kam shërbyer?
Nuredin Dumani: Emër nuk di. Kam folur me Suel Çelën në 2022, dhe ai kishte komplet dosjen. Dhe une e di nga Sueli këtë. Ndërsa ne fillim ma ka thënë Erion Alibej që ti i ke shërbyer Çapjave. Unë vetë nuk të kam parë dhe nuk e di i ke shërbyer Çapjave apo jo.
Xhuljan Hoxha: A më ka parë mua Dumani ndonjëherë të marr lekë unë nga Erion Alibej?
Nuredin Dumani: Jo./abcnews.al

