Në gjyqin e mbajtur në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka nxjerrë bashkëpunëtorët dhe ka treguar episodet kriminale, që ka kryer së bashku me ta.
Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan në korrik të vitit 2020, Dumani u shpreh se kishte informacion për lëvizjet e këtij të fundit. Dumani tregoi se Erion Alibeaj i dërgonte në aplikacionin SKY foto të Ramazanit.
Pjesa nga biseda në gjyq
Avokati: Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn kush vendosi t’i vrasë?
Nuredin Dumani: Pasi ikëm nga Durrësi kishim disa emra për të vrarë, në verë të 2020. Ishin shume emra për t’u vrarë. Nuk kishte radhë, kush të dilte në rrugë do vritej. Emiljano Ramazanin e kishim më të lehtë për ta vrarë dhe u vra ai.
Avokati: Kur ke qëndruar me Erjonin, ata që mernin informacion ishin shqiptarë?
Nuredin Dumani: Eljo me jepte informacion, ndërsa Alibej kishte vetë informatorë. Ramazani bënte palestër afër shtëpisë, kishim informacion për hyrjet dhe daljet. Alibej më niste fotot me aplikacionin SKY. Kisha dhe një hyrje në Elbasan. Alibej fliste direkt me informatorin, Xhuljan Hoxhën. Xhuljani bënte foto, sillte informacion. Xhuljanin e kam njohur në 2021.
Avokati: Kishit foto për Bujar Çelën gjatë vëzhgimeve?
Nuredin Dumani: Po m’i sillte Erjon Alibej në SKY. Xhuljan hoxha paguhej nga Erjon Alibej për informacionet që jepte. Një herë, Erjoni më ka thënë që i ka dhënë Xhuljanos 20 mijë euro, por unë nuk kam qenë i pranishëm./abcnews.al

