Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jam këtu për të marrë hak për poshtërimet ndaj shqiptarëve”, Rama: Kur isha emigrant më shihnin sikur do bëja ndonjë akt terrorist

schedule09:27 - 25 Shkurt, 2025

schedule 09:27 - 25 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama shprehu edhe njëherë synimin për integrimin e vendit në BE. Duke iu përgjigjur komentuesve në komunikimin live në Facebook, kreu i qeverisë tha gjithashtu se është në krye të detyrës edhe për të marrë “hak” për mënyrën se si janë trajtuar emigrantët shqiptarë ku jetojnë.

Rama përmendi gjithashtu edhe faktin se ka qenë emigrant, ndërsa shtoi se kur kalonte kufirin, polici e shihte sikur do të bënte ndonjë akt terrorist.

“Jam për të vendosur emrin Albania në tryezën e BE. Jam këtu për të marrë hak për veten time kur kam qenë emigrant, dhe pavarësisht se nuk rrija nën ura, por kur kaloja kufirin, dhe më shihte polici sikur shikonte dikë që po hynte në vendin tjetër për të bërë një akt terrorist. Kam qenë emigrant dhe jam këtu për të marrë hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët, ata që nuk i njihnin apo që ishin racista, për të gjitha poshtërimet që iu janë bërë shqiptarëve dhe mua vetë personalisht në të gjithë vitet e historisë tonë, poshtërime që ia kemi bërë ne vetes, por edhe të tjerët, dhe për të marrë hak për fëmijët tanë, e mi, atë më të voglin, dhe për të gjithë ata si ai që të jenë të barabartë përfundimisht.”, u shpreh kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!