Ka ndërruar jetë pas disa ditësh në spitalin e Shkodrës Anila Ndou Prendushi, e cila u qëllua me një plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj. 44 vjeçarja ndodhej në reanimacion në spitalin e Shkodrës, pasi nuk u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet për shkak të gjendjes së rëndë.
“Është tentuar mbajtja në jetë nga ana e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodrës. Po atë ditë në darkë është tentuar transportimi drejt Traumës për mjekim më të specializuar, por për shkak të rënies së parametrave jetësorë ka qenë i pamundur dërgimi. Plaga në kokë ka qenë e madhe saqë i ka shkaktuar edhe vdekjen.“, raportoi gazetari Simon Shkreli.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “Mark Lula” paraditen e së martës së kaluar. Kolë Manaj qëlloi në kokë partneren 44 vjeçare brenda automjetit tip Volksëagen, dhe më pas vrau veten.
Pas divorcit nga martesa e saj e parë, 44vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, kishte nisur bashkëjetesën me Kolë Manajn./abcnews.al

