Një 46-vjeçar u arrestua në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”.
Gurjan Trajani (Mitro) kishte vjedhur një çantë brenda automjetit të një shtetaseje, brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash, rreth 47 milionë lekë, një pjesë në euro dhe dollarë.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.
46-vjeçari, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje./abcnews.al

