Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ukraina dhe BE, në bisedime për luftën”/ Zelensky bisedon me Ramën: Vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar

schedule13:05 - 22 Shkurt, 2025

schedule 13:05 - 22 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Detajet i ka ndarë vetë ky i fundit, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se çdo bisedim për paqen në vendin e tij, duhet të bëhet me praninë e Ukrainës dhe Bashkimit Europian.

“Ne diskutuam shumë tema të spikatura, projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”.

Kjo bisede telefonike me Ramën vjen në një kohë kur negociatat mes palëve janë në një fazë delikate. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur bisedime me Rusine duke përjashtuar Ukrainën dhe Bashkimin Europian. Ndaj Zelenski thekson rëndësinë e forcimit të sigurisë në të gjithë unionin.

“Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”.

Shqipëria ka qenë një zë i shtuar i Kievit edhe në organizatat ndërkombëtare. Vendi ynë drejtoi OSBE-në në kohen e thellimit të krizës Rusi Ukrainë, para shpërthimit të konfliktit.

Me tej, agresioni rus në Ukrainë ka qenë në fokus të axhendës së presidencës shqiptare në këshillin e sigurimit të kombeve të bashkuara, duke qene edhe bashkëpenëmbajtëse me Amerikën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!