Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të qëllonte ndaj policisë në Vlorë, jepet masa për 38 vjeçarin që i shpëtoi 2 atentateve me tritol

schedule11:24 - 22 Shkurt, 2025

schedule 11:24 - 22 Shkurt, 2025

Gjykata e Vlores ka vendosur masen e sigurise “Arrest në burg” per Endrit Sadedinin, i arrestuar tre ditë me parë nga policia e Vlores në njës aksion te zhvilluar në lagjen ‘Pavarësia’.

Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Alba Ngresi e cila ka lënë në fuqi, kërkesën e prokurorisë së Vlorës. Ndaj Sadedinit rëndon akuza “armëmbajtje pa leje”

Sadedini është një emër i njohur për policinë, pasi u ka shpëtuar dy atentateve, njëri me tritol më 19 dhjetor 2021.

Ndërkohë edhe në 2019, i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer, pasi e ka pikasur në kohë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!