Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi, një yll në ngjitje/ Kotherja: Po shtohet interesi në këtë sektor. Dervishej: Shqipëria, turizëm bregdetar, kulturor dhe natyror

schedule20:35 - 21 Shkurt, 2025

schedule 20:35 - 21 Shkurt, 2025

Turizmi është shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare dhe çdo nisje të sezonit veror vëmendja vendoset për të përmirësuar elementë të tij.

Elvis Kotherja, nga Komiteti i Mikëpritjes dhe Turizmit, u shpreh se jemi në një fazë ku flasim për plane dhe drafte për të përmirësuar sektorin. Sipas tij, vëmendje të veçantë duhet të ketë mënyra e komunikimit për tu përqasur në mënyrë dinjitoze.

“Ne jemi në një fazë që po flasim për të përmirësuar mënyrën sesi  mbledhin dhe transmetojmë të dhënat. Jemi diskutuar ëopr një plan afatgjatë. Shqipëria hyn në një fazë ku flasim për plane, strategji, konsultim draftesh dhe duhet të shkojmë tek ky realitet. Jemi në një fazë ku duhet të flasim për zhvillim afatgjatë në makro. Në Komitetin e Mikëpritjes dhe Turizmit ka një anëtarësi aktive, 235 anëtarë dhe 25 % e tyre kanë investime në mikëpritje dhe aty shohim që ka një interes të vazhdueshëm. Jemi duke diskutuar për një draftim për të gjitha nevojat që ka sektori për të dalë në një ëhite paper dhe prisnim që të dilte drafti. Biznesi është i organizuar si një formë dhe kur të flasim me qeverinë të mos ankohemi dhe duhet të maturohemi dhe në mënyrën e komunikimit. Duhet të përqasemi në mënyrë dinjitoze.”

Eksperti i sektorit të turizmit, Luan Dervishej u shpreh se Shqipëria ka jo vetëm bregdetin, por edhe turizmin kulturor dhe natyror. Sipas tij Panairi i Berlinit është një mundësi e mirë që bizneset të komunikojnë me partnerët.

“Nëse do e krahasoja me analizat e mëparshme të 10 viteve, nga cdo analizë dalim në të njëjtën kategori se Shqipëria ka një miks jo vetëm me bregdetin por edhe me turizëm kulturor, natyror dhe kjo shpërndan fitimet. Në dy vitet e fundit kemi pasur një dinamikë interesante. Turizmi i bregdetit që ne e kemi pasur në vëmendje tregon atë brishtësinë e mbajtjes së tregut, por konkurueshmëria çmim cilësi është i brishtë. Rritjet janë indikator i rëndësishëm por jo i vetëm.

Mundësitë që ne kemi për të marrë më të mirat e turizmit kërkojnë një makineri institucionale që duhet të jetë e rëndësishme më shumë se ajo që kemi sot. Është një sfidë për të realizuar shumë gjëra, për t’i marrë më të mirën turizmit.  Panairi i Berlinit,bizneset kanë mundësi që bizneset të komunikojnë me partnerë dhe të rikonfirmojnë marrëveshjet.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!