Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Luftoni vetë për mandatin e deputetit”/ Asambleja e PS në Fier, Rama: Përveç drejtuesve politikë, të gjithë në lista të hapura

schedule19:01 - 21 Shkurt, 2025

schedule 19:01 - 21 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të premteje në Fier.

Kreu i qeverisë mori pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit.

Rama mësohet t’u ketë thënë socialistëve të Fierit se përveç drejtuesve politikë të gjithë socialistët që duan të kandidojnë për deputet do të jenë në lista të hapura.

“Gara është e hapur për të gjithë, luftoni vetë për mandatin e deputetit”, është shprehur kryesocialisti. Gjithashtu në kete takim të socialistëve te qarkut të Fierit, Rama ka shprehur dhe ka kërkuar mbështetje për drejtuesen e qarkut Belinda Balluku ndërsa ka kërkuar nga strukturat të “ndezin motorrët në maksimum” për te fituar një mandat tjeter në qeverisjen e vendit në zgjedhjet e 11 majit.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!