Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve lidhur me kritikat për Tiranën, duke thënë se nuk mund t’ja heqë askush meritën që e shndërroi kryeqytetin dhe e ngriti atë, siç tha ai, nga “varri”.
“Nuk më ka dhënë njerëzit të dridhja zinxhirët por ka një pyetje të cilësh duhet t’i përgjigjesh. Përpara sesa të thuash se ke zero meritë se ke bërë vetëm detyrën. Pse u desh të vija unë se aty ishin të tjerët, dhe ata për detyrë ishin, tek detyra dallohen edhe udhëheqësit edhe fshesaxhinjtë. Prandaj unë vërtetë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur ama. Dhe këtë nuk ma keq dot askush. Kush do ta shikojë e shikon. Edhe diçka tjetër pse kur Tiranën e mori me dhunë këneta ajo ngeci dhe as sahati i Tiranës nuk punonte apo ngaqë të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo. Nuk jemi të gjithë njësoj, prandaj më Tirana nuk është më kandahar dhe Shqipëria nuk është më hiç gjëkundi njësoj qysh se unë dhe PS kemi marrë besimin e popullit për ta udhëhequr këtë vend.”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha se historia e Tiranës është historia e tij, e PS dhe e qytetarëve të Tiranës, të cilët i kanë dhënë besimin me votë disa herë.
“A thua se kushdo që do të ishte prapë se prapë do të bënte piramida në ’97, kushdo që të ishte do t’i vinte kazmën kantiereve të Zogut të Zi dhe Sheshit Skënderbej për luftë politike me kryetarin e bashkisë. A thua që kushdo që të ishte do ta ngrinte Tiranën nga varri në vitet 2000 apo do ta bënte qytet evropian me miliona turistë në vit. Besoj se je gabim. Se i bie që sipas teje kot voton populli dhe kot zgjidhen udhëheqësit dhe kushdo që të jetë prapë se prapë do të bëjë atë që është për t’u bërë. Tirana është bërë nga ata që është bërë dhe jo nga ata që sa herë kanë pasur gjënë në dorë e kanë shbërë se po të ishte kjo puna e përbashkët kaq abstrakte dhe po ta kishte bërë koha nuk do të ishte ca ndërto dhe ca shkatërro. Prandaj duan, nuk duan ata që nuk duan, historia e Tiranës evropiane është historia e asaj dite që çuditërisht ka mërzitur në vend që të frymëzojë, është historia ime, historia jonë, e PS, e këtij populli të Tiranës që jo më kot na e ka dhënë besimin 7 herë për ta drejtuar Tiranën. Prandaj jo më kot do të votojnë PS edhe për Tiranën.“, u shpreh Rama duke iu përgjigjur një tjetër komentuesi.
Rama thotë se Shqipëria do të bëhet “Evropa e Ballkanit”.
“A thua janë bërë vërtetë që në kohën e Zogut apo mos e ke pak gabim. Se të tëra këto rrugë që t’i përmend janë zgjeruar. Te Pallati me Shigjeta nuk kishte fare dalje andej por pemët thua që janë aty që nga koha e Zogut apo janë mbjellë pjesa më e madhe në atë kohën që ti nuk e dashke fare se për betonin nuk i hyj hiç njëe debati shterpë për mua. Këtë kandahar e bëra kryeqytet evropian bashkë me PS që ti nuk e do rëndësi ka që ne ty të duam pavarësisht bindjeve që të errësojnë sytë. Do ta bëjmë Shqipërinë 2030 Evropën e Ballkanit dhe Tiranën kryeqytetin e saj krenar.”
/abcnews.al

