Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron: Zelensky është një president legjitim

schedule21:59 - 20 Shkurt, 2025

schedule 21:59 - 20 Shkurt, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është presidenti “legjitim” i Ukrainës.

Macron, duke iu përgjigjur pyetjeve në mediat sociale, tha se Zelensky, ndryshe nga presidenti rus Vladimir Putin, mori detyrën pas një procesi të lirë zgjedhor, raportoi Reuters.

Ai po komentonte deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili e quajti Zelenskyn “një diktator pa zgjedhje”.

Mandati pesëvjeçar i Zelenskit përfundonte në vitin 2024, por ai deklaroi se zgjedhjet nuk mund të mbaheshin gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që Kievi vendosi në shkurt 2022, pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!