Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

BE reagon pas deklaratave të Trump: Ukraina është demokraci, ndërsa Rusia jo

schedule14:54 - 20 Shkurt, 2025

schedule 14:54 - 20 Shkurt, 2025

Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit në lidhje me deklaratën e bërë një ditë më parë, ku e cilësoi Volodymyr Zelenskyn si një “diktator”.

“Volodymyr Zelensky është presidenti i zgjedhur legjitim i Ukrainës përmes zgjedhjeve të drejta dhe transparente”, tha zëdhënësi i BE-së Stefan de Keersmaecker, duke shtuar se “Ukraina është një demokraci, Rusia jo”.

Zëdhënësi i Komisionit, për më tepër, vuri në dukje edhe një herë se nuk do të ketë zgjidhje të qëndrueshme për një zgjidhje paqësore pa përfshirjen e Ukrainës dhe pa BE-në.



“Siguria e Ukrainës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e BE-së”, tha ai.

Zëdhënësi përmendi gjithashtu edhe kontributin e BE në marrëdhëniet me Kievin

Ai përmendi edhe kontributin e BE-së Marrëdhëniet me Kievin që në fillim kanë qenë të shkëlqyera, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë ushtarak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!