TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani në sallën e gjyqit vijon të nxjerrë bashkëpunëtorët dhe të tregojë episodet kriminale, që ka kryer së bashku me ta.
Pas rrëfimit për njohjen me Gentian Sharrën dhe grabitjen e një makine dhe një argjendari në Elbasan, Dumani thotë se veprimtaria e tyre është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
Ai tregoi në sallën e gjyqit se grabitjen e dytë me Gentian Sharrën dhe të tjerë e kanë kryer në Kavajë. Sipas tij, në këtë episod, ata kanë dhunuar dhe i kanë marrë paratë një kambisti.
“Grabitjen e dytë e kemi bërë në Kavajë kemi dhunuar dhe i kemi marrë lekët një kambisti. Unë Talo Çela, Ilirjan Feci dhe Gent Sharra”, tha ai./abcnews.al

