Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një motor.
Për pasojë ka pësuar dëmtime drejtuesi 64 vjeçar i motorit, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./abcnews.al


