Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë paraditen e së mërkurës.
Genci Aliaj, oficer në burgun 313 ka vrarë veten me armë zjarri në banesë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Shefqet Musarai”.
“Kishte qenë të gjendje të rënduar psikologjike, ka qenë në proces divorci. Dyshohet se kohët e fundit kishte filluar të konsumonte edhe alkool. Policia thotë se ai ka vrarë veten me armën e shërbimit”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari./abcnews.al

