Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia për shitje të lëndëve narkotike. I riu ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Blic 34”.
27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.
Veprimet e mëtejshme procedurale për shtetasin G. G., do të kryhen nga DVP Tiranë.
/abcnews.al/

