Marin Hoxha, 23-vjeçari fenomeni i “Tik Tok”, i ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për pasionin e tij për aktrimin.
Imitimet e tij janë bërë virale në rrjete sociale. 23-vjeçari ka rrëfyer se studimet i ka kryer për inxhinieri kompjuterike, por gjithashtu ka zhvilluar trajnime për aktrim në Londër.
Kinemaja tashmë është e ardhmja e Marinit, për të cilin u shpreh se në mars do të prezantojë filmin e tij të parë si producent.
“E gjej veten tek aktrimi, dhe dua ta zhvilloj. Më pëlqen emocioni që më fal skena dhe kështu vazhdova këtë rrugëtim. Por emocionin më të madh në kinematografi e mora kur u bëra pjesë e filmit “Prokurori”, tregoi 23-vjeçari.
/abcnews.al/

