Bekim Balaj do të vazhdojë të luajë tek Vllaznia edhe dy sezonë e gjysmë. Sulmuesi shkodran rinovoi kontratën me klubin deri në 2027, siç njoftohet zyrtarisht në rrjetet sociale.
Ky është një sukses i madh i Vllaznisë, që arrin të mbajë lojtarin më të mirë të kampionatit dhe gjithashtu shënuesin më të mirë. Balaj, ish lojtar i Kombëtares u kthye në ekipin e qytetit të tij në janar 2023.
Edhe pse 34 vjeç, ai është në formë shumë të mirë dhe mban shiritin e kapitenit. Objektivi i madh për këtë sezon është titulli kampion që Vllaznia e ka fituar për herë të fundit në 2001.
/abcnews.al


