Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Si Dado mashtroi me përgjimet”/ Veliaj: Fushatën e Rrogozhinës, e “spostoi” në Qerret

schedule14:21 - 18 Shkurt, 2025

schedule 14:21 - 18 Shkurt, 2025

Nga qelia në  paraburgimin e Durrësit Erion Veliaj  thotë se po mëson shumë gjëra  rreth hetimit të kryer nga  Ols Dado.

Disa prej tyre  I ndanë përmes një reagimi në facebook.

“Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.



Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023.”

Veliaj thotë se për këtë detaj as nuk u pyet në sallën e gjyqit.

“Këtë idiotësi e paska ruajtur si as nën mëngë, se nuk më pyeti kur më kishte përballë e më pyeste për fustanët e gruas, por po të më pyeste do ia kishte kursyer vetes dhe Spakut një turp të tillë.”

Ata që nuk mund ta deklaronte   gjatë  seancës për masën e sigurisë e thotë    publikisht.

“Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar.

Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij.”

Veliaj  mbyll postimin e tij  ndërsa shkruan se Ols Dado ka marrë titullin prokuror me miqësi e po kështu me miqësi dhe pa procedurë është bëre dhe pjesë e SPAK./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!