Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasje në Shkodër/ Një person qëllon të dashurën dhe veten. 34-vjeçari ndërron jetë, gruaja në gjendje të rëndë

schedule11:54 - 18 Shkurt, 2025

schedule 11:54 - 18 Shkurt, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mesditën e së martës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas veten.

Për pasojë, 34-vjeçari Kolë Manaj ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja Anila Prendushi ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Policia i ka gjetur të dy personat në një automjet në lagjen ‘Mark Lula”.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!