Lëvizjet e Donald Trump në lidhje me përpjekjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke biseduar me Vladimir Putin dhe duke “injoruar” Evropën, ka shkaktuar diskutime të shumta. Duke folur për këtë në emisionin “360 gradë” në ABC News, eksperti i sigurisë Xhavit Shala tha se sheh një ngërç të madh.
Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se nuk sheh që të ketë një zgjidhje përfundimtare, por thjesht një ngrirje konflikti në Ukrainë. Sipas ekspertit të gjeopolitikës, Ledjon Krisafi, Donald Trump po krijon një çarje të madhe me Evropën, që mund të vijojë dhe përtej mandatit të tij.
Krisafi shprehet se ajo që në të vërtetë e ka acaruar Evropën është fakti që Trump po i shërben Rusisë, duke i plotësuar kushtet e Vladimir Putin ende pa u ulur në tryezën e negociatave.
Pjesë nga diskutimi:
Xhavit Shala: Shoh një ngërç shumë të madh. Më bëri përshtyypje një deklaratë e zëvendës presidentit të SHBA që u kap të vlerat. Në takimin e Mynihyt ai akuzoi hapur Evropën që ne nuk po ndajmë të njëjtat vlera me ju. Kjo është diçka shumë e rëndë, po e quaj në kuadrin e deklaratave. Sipas sekretarit të shtetit deklaroi sot se këto janë fillimi i bisedimeve, pra paraprake, jo ato në fazë që merren vendime.
Dritan Goxhaj: Nuk po ndodh gjë e madhe. Me ardhjen e Trump ky veprim ishte parashikuar pasi e ka deklaruar se do të vepronte në këtë mënyrë. Problemi ështëe se nuk bëhet fjalë se është kundër Evropës. Në këto bisedime, Evropa e ka nxjerrë veten jashtë bisedimeve me kohë. Në 4 vjeçarin e parë kishim SHBA dhe evropën që ishin në një mendje për Ukrainën dhe tani me ndryshimin e administratës së SHBA, kemi ndryshim mendjeje. Kur nuk ndryshon mendje, Evropa automatikisht e ka lënë veten jashtë kësaj.
Juxhina Sotiri: Përtej diskutimit të vlerave demokratike, mendoj që SHBA kanë luajtur ruletën ruse me Rusinë në kurriz të Ukrainës që në ‘94 kur bën tregti me programin bërthamor të Ukrainës në këmbim të anëtarësimit në NATO…në NATO për barrën ekonomike që Amerika e mban dhe Evropa vazhdon të justifikohet ndaj pamundësisë së saj. Do të doja që në këto momente, pas 3 vjeçarit të luftës, të ishim pak më pragmatist. Nuk e shikoj të mundur asnjë skenar që do t’i japë fund luftës në Ukrainë, përveçse të ngrijë konfliktin. Alternativa më e mirë për t’i bërë forcat evropiane të angazhohen. Është të heqim çadrën e NATO-s dhe në atë mënyrë heqim artikullin e 5. Pra një atak ndaj një vendi anëtar të NATO-s do të ishte atak ndaj të gjithë NATO-s dhe duke thënë që heqim praninë e NATO-s dhe duke bërë vetëm një prezencë të forcave evropiane…Ka prezencë të shtuar në Poloni dhe vendet baltike vetëm për çështjen e forcave në Ukrainë.
Ledjon Krisafi: Jemi duke parë një çarje të madhe brenda Perëndimit, mes SHBA dhe Evropës që do të ketë pasoja përtej mandatit të Trump. Trump është duke ia bërë shumë të lehtë punën Putinit, duke ia bërë kaq të lehtë se po shihja këto ditë në mediat britanike që hidhnin dyshime se ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme mund të jetë në shërbim të Rusisë, se diplomatët britanikë po çuditen nga mënyra se si po bëhen negociatat kur një person ia plotëson tjetrit të gjitha kushtet pa u ulur në tavolinë. Kjo është ajo që ka acaruar në të vërtetë Evropën, nuk është se ka ndryshuar mendim për vlerat por Evropa po sheh që nuk mund të futesh në negocuata në këtë mënyrë duke ia plotësuar të gjitha Putin dhe duke mos dhënë asnjë garanci. Psh trupat që mund të shkojnë në Ukrainë, që nuk do të jenë në garancinë e nenit 5, janë të hapur ndaj një lufte që mund të ndodhë pas disa vitesh dhe mënyra se si po sillet Trump është se unë bëj marrëveshjen, ju paguani paratë por mbroni dhe kufirin. Paratë për rindërtimin e Ukrainës. Logjika është sikur Trump ka kundërshtare Evropën dhe është ulur me Putin për të zgjidhur një konflikt kundër Evropës. Trump po kërkon paqen me çdo kusht, është i gatshëm të japë çdo gjë, mjafton të marrë paqen në Ukrainë.


