Një autobus është aksidentuar në Rugovë të Pejës këtë të shtunë, ku për pasojë janë lënduar 17 persona. Sipas mediave në Kosovë, të lënduarit po marrin trajtim në spitalin e Pejës.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, tha ai./abcnews.al

