Formimi i qeverisë së re në Kosovë është ende ‘surprizë’ lidhur me koalicionet mes partive që konkuruan për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Besnik Veliaj, i ftuar në ‘Balkan Update’ u shpreh se është ende herët të flitet për formim koalicioni dhe ende nuk ka komunikime zyrtare nga ana e partive.
“Është ende herët për të folur për koalicion apo bashkëpunime politike përsa kohë ende s’ka një qartësi për rezultatet, numërimi vazhdon dhe kanë nisur të vijnë dhe votat nga Diaspora. Mbi 55 zarfe me fletë votimi nga Diaspora janë shpallur të pavlefshme. Vetëvendosja mund të marrë + 2 apo 3 deputetë. Nuk dihet saktë kompozicioni i partive.
Nëse bazohemi në qëndrime zyrtare, asnjë prej partive nuk ka shprehur vendim apo vullnet, të gjitha këto spekulime janë vetëm në kuadër të diskutimeve në rrjete sociale apo për të provokuar disponimet e palëve. “
Lidhur me Levizjen Vetëvendosje dhe koalicionet e mundshme, Velija u shpreh se kësaj partie i duhet një bashkëpunim me një parti që ka mbi 20 deputetë në parlament për t’i rezistuar zgjedhjeve për presidentin e ri.
“Nuk ka ende qëndrime zyrtare për partitët që duan të bashkëpunojmë me Vetëvendosjen. Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar që nuk e mendon fare koalicionin me Vetëvendosjen.
Mbeten të shihen kalkulimet meqë edhe Vetëvendosja nuk i kryen punë një parti e vogël. Pra, lëvizjes Vetëvendosje i konvenon vetëm një koalicion me një parti që ka mbi 20 deputetë në parlament për t’i rezistuar edhe zgjedhjes së presidentit vitit tjetër.”
/ abcnews.al

