Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump-Putin tronditin BE/ Eksperti i Sigurisë: Europa dhe Ukraina kanë marrë një goditje të fortë nga deklarata e Trump

schedule16:33 - 13 Shkurt, 2025

schedule 16:33 - 13 Shkurt, 2025

Eksperti i Sigurisë, Redion Qirjazi “Faqja 4” në ABC News, foli për luftën në Ukrainë, duke u ndalur edhe tek deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump të dhëna së fundmi.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Europa dhe Ukraina kanë marrë “goditje” të forta nga deklaratat e Trump.

“Qëndrimi zyrtar i NATO-s ka qenë në se nuk e pranonte ndryshimin territorial. Pra nuk pranohej një sulm i pajustifikuar i një sulmi ndaj një vendi tjetër sovran. Ky ka qenë qëndrimi. Ndërsa tani deri diku si Europa si Ukraina kanë marrë një dush të ftohtë me këto deklarata të fundit të SHBA. Kjo do të çojë në ndryshme të shumta, për politikën. Zelensky kërkon që të ndalojnë agresioni ndaj Ukrainës, si edhe së fundmi ka ritheksuar edhe rikthimin e territoreve. Por keqinterpretimi vjen në faktin se ai dëshiron që në ato zona që janë vendosur rusë, të jetë monitorimi i ndërkombëtarëve, deri në një fazë ku Ukrainës t’i rikthehen territoret që ka pasur. Nga ana e Zelenskyt ka qenë një qëndrim me atë që nuk përputhet me atë që vendet e BE kanë shtyrë Ukrainën të mbajë në qëndrimin e saj”, tha ndër tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!