Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Metaj: Tashmë edhe diaspora do të ketë fjalën e saj

schedule13:34 - 13 Shkurt, 2025

schedule 13:34 - 13 Shkurt, 2025

Deputeti i PS, Ilir Metaj ka deklaruar në “News Line” se tashmë edhe diaspora do të ketë fjalën e saj në zgjedhjet e 11 Majit.

Ai theksoi se ky hap është shumë i rëndësishëm për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Sipas Metajt, problematikat e diasporës janë tejkaluar, referuar këtu emigrantëve me dokumenta të skaduara, të cilët kanë të drejtën e votës.

 “Edhe diaspora do të thotë fjalën e saj të rëndësishme, nëse reminitancat janë gjetur pranë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në ditë të mira dhe të këqija, por tashmë dhe si një aktore e vërtetë në skenën e politikës së Shqipërisë, që të shpalos votën më 11 Maj për të vendosur këtë rrugëtim final të Shqipërisë drejt BE, ku patjetër dispora do të bëhet pjesë e rëndësishme e kësaj vendimmarrje.

Pak a shumë janë marrëveshje që janë dakordësuar, qoftë për skadimin e dokumentave që janë skaduar, që ka qenë një problematik që e ka penguar procesin e diasporës. Pasi rreth 100 mijë-150 mijë shqiptarë përfshihen dhe është bërë një marrëveshje që këta shqiptarë do të mund të votojnë pavarësisht dokumentave të skaduara. Është një hap më tej drejt transparencës dhe vendimmarrjes”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!