Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj do të transferohet në Durrës/ Burime për “ABC News”: Do të dërgohet mëngjesin e të enjtes

schedule23:12 - 12 Shkurt, 2025

schedule 23:12 - 12 Shkurt, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kryebashkiaku do të dërgohet në dhomat e paraburgimit në Burgun e Durrësit. Gazetari Leonidha Musaj, tha për ABC News se kryetari i bashkisë së Tiranës do të paraqitet në paraburgimin e Durrësit, mëngjesin e të enjtes.

“Prania e tij do të jetë nesër në paraburgimin e Durrësit. Informacionet janë të tërthorta, pasi nga kryeqyteti thonë se do të niset, por burime të sigurta më konfirmojnë se do të mbërrijë mëngjesin e nesërm”, tha për ABC News, gazetari Leonidha Musaj.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!