PlayStation feston 25 vjetorin e lansimit

schedule15:35 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 15:35 - 3 Dhjetor, 2019

Më 3 dhjetor të vitit 1994, kompania e njohur japoneze e teknologjisë Sony, lansoi konzolën e video-lojërave PlayStation. Në ditën e parë të lansimit, PlayStation, arriti që të shes 100.000 konzola në Japoni, dhe u bë konzola e parë shtëpiake që tejkaloi shifrën e 100 milion konzolave të shitura në mbarë botën.

Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Sony, Jim Ryan, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të lansimit të Playstation, në fjalimin e tij tha:

“Ne goditëm brenda komunitetit të ‘video-games’ (video-lojërave), sepse PlayStation ofroi përvoja jashtë çdo imagjinate të mundshme që dikush mund të kishte për një konzolë shtëpiake! Që nga fillimi, ne i hapëm dyert për zhvilluesit software, duke ju ofruar atyre mjete dhe teknologji për të krijuar botë të bukura dhe të gjera, dhe për të eksperimentuar me ide të reja.

Kjo qasje, mundësoi lojëra të ndryshme për të cilat PlayStation është e njohur. Është me të vërtetë mbresëlënëse kur i sheh fansat të cilët u rritën më PlayStation, duke ja përcjellë dashurinë për ‘gaming’ fëmijëve të tyre, të cilët tani po luajnë me PS4” – përfundoi Ryan./abcnews.al