Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I akuzuar për spiunim ndaj Rusisë, arrestohet zyrtari i lartë i antiterrorit në Ukrainë

schedule13:54 - 12 Shkurt, 2025

schedule 13:54 - 12 Shkurt, 2025

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) ka arrestuar shefin e shtabit të qendrës antiterror të vendit me dyshimin se ka spiunuar për Rusinë.

SBU tha se kishte zbuluar 14 episode të aktiviteteve të tij të paligjshme dhe kreu i të gjithë shërbimit të sigurisë, Vasyl Malyuk, kreu personalisht arrestimin, duke nënvizuar rëndësinë e gjetjes.

Duket se SBU ka qenë në dijeni të spiunit të supozuar për disa kohë pasi në deklaratë thuhet se “përmes tradhtarit, SBU i transmetoi armikut dezinformata… fillimisht si pjesë e masave të kundërzbulimit, dhe më vonë si pjesë e procedimeve penale”.



Sipas hetimeve, ai ishte rekrutuar nga FSB në vitin 2018 në Vjenë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!