Shkaku pse Arsenali shkarkoi Unai Emery, zvicerani zbulon gjithçka

schedule14:33 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 14:33 - 3 Dhjetor, 2019

Stephan Lichtsteiner u largua në verën e vitit 2018 nga Juventusi pas shtatë sezoneve të kaluara në Torino. Zvicerani zgjodhi të vijonte karrierën tek Arsenali, por aventura angleze nuk shkoi mirë për të. Mbrojtësi i djathtë u aktivizua në 14 ndeshje në kampionat, nga të cilat nisi vetëm dhjetë si titullar.

Lichtsteiner vendosi të largohej drejt Gjermanisë në fund të sezonit dhe firmosi me Augsburg. Në një prononcim për SPORT, 35-vjeçari flet rreth raportit të tij me trajnerin spanjoll dhe shpjegon shkakun se pse Arsenali vendosi ta shkarkonte Unai Emery.

Kur një trajner të lë jashtë për 2 muaj rresht është e lehtë ta kritikosh, por ky nuk është stili im. Për shumë kohë kisha një raport të mirë me Emery, por nuk e kuptova kurrë se çfarë ndodhi në dy muajt e fundit. Stërviteshim mirë dhe skuadra ishte fantastike.

Gjithsesi, nuk dua të flas keq për të, është e thjeshtë të flasësh në këto momente. Ai është një trajner i mirë, por ka gabuar me yjet e skuadrës. Ndoshta nuk arrin të marrë më të mirën nga lojtarët e mëdhenj, nuk ka një raport të mirë me ta. Kjo është e vetmja gjë negative që mund të them për të, përndryshe mbaj mend vetëm gjëra pozitive“, përfundon lojtari helvet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!