Basha: Batërdi totale, ka foshnje 1 muajshe që flenë jashtë

schedule14:40 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 14:40 - 3 Dhjetor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka inspektuar ditën e sotme zonën e Ishmit, Manzës dhe rrethina të tjera. Sipas Bashës në këto zona nuk ka shkuar asnjë vlerësues të shohë gjendjen e banorëve dhe banesave.

Basha tha se në zonën e Manzës gjendja është shumë e rëndë për banorët në çadra, ka foshnje dhe të moshuar të sëmurë që prej 1 jave po rrinë në baltë shi e të ftohtë.

Basha propozoi zgjidhjen që ka opozita, me 3 pika, për situatën që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

“Harresë totale, nuk ka shkuar askush ti shohë dhe tu japë një sqarim, mund të rrinë apo smund të rrinë aty. Shumica e rasteve janë edhe pa çadra. Pra harresë dhe lënie totale në mëshirë të fatit e qindra dhe mijëra banorëve. Gjendje emergjence totale. Në kampin e çadrave në Manëz batërdi e vërtetë. Balta ka shkuar deri në gju, ka foshnje nga 1 muaj deri në dy vjeç dhe të moshuar të sëmurë. Nuk ka asnjë arsye që familjet të qëndrojnë në llucë. Janë familjet e 5 pallateve të dëmtuara nga tërmeti, që u është vënë kryqi. Të merren të strehohen, nuk mund të qëndrojnë në çadra. Prej ditës së dytë të emergjencës kam bërë thirrje që askush të mos qëndrojë në cadër. Një numër është strehuar në familje apo familjarë. Pa ndihma, banorët ankohen për selskionim të ndihmave, unë nuk jam në gjendje ti verifikoj por ankesat janë masive. S’ka asnjë organizim dhe asnjë prani. Tani madje, më thanë që kanë marrë vesh, që ka ardhur Kryetari i Opozitës, dhe kanë nisur disa makina, por kjo nuk është mënyra për të punuar. Nuk do presin të vij unë këtu, e të duken për show.  Jam i revoltuar dhe shumë i shqetësuar me situatën që kam parë në Ishëm, Manëz, Bubq, dhe në Durrës, në lagjen 7, ka paralizë totale. Kemi propozuar 3 pika për këtë situatë, për ta përshpejtuar vlerësimin. Janë gati rreth 500 inxhinierë, që nëse pajisen me autorizime nga shteti, të përshpejtojnë procesin e vlerësimit. Kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme tani. Përdorimi burimeve të ekspertëve, është në ndihmë të situatës, për të vlerësuar sa më parë banesat, nëse janë të banueshme ose jo.  Qeveria të marrë kontakt me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, me Universitetin Politeknik të Tiranës, dhe të përshpejtohet procesi i vlerësimit. Ka filluar dimri, është ftohtë, bie shi. Angazhimi i këtyre njerëzve do të përshpejtonte procesin e vlerësimit, do të jepte më shumë siguri njerëzve dhe një faturë të qartë të dëmit. Ne nuk mund ti ikim transparencës, të vlerësohet sa është dëmi shtëpi më shtëpi. Janë 150 milion dollarë që do do ishkojnë 10 oligarkëve në me buxhetin e 2020. Meqë janë në proces të vlerësimit të buxhetit, të anullojë kontratat e këtyre oligarkëve dhe këto 150 milion dollarë ti coj në shërbim të njerëzve në nevojë. Mos të harrojmë që pjesa e dukshme është e tmerrshme, por ju siguroj që është një pjesë e vogël, pjesa më e madhe nuk është evidentuar akoma. S’ka shkuar askush ti shohë, është e papranueshme që një javë më vonë nga tërmeti akush nuk ka shkuar, askush. I bëj thirrje qeverisë të jetë në krye të detyrës. Qeveria të bëj urgjentisht alokimin e fondeve. Nuk pret koha, janë në nevojë ekstreme. Foshnja 1 muaj fle në makinë prej 3 netësh. Ka nevojë për veprime konkrete jo për llafe e propagandë”.  

Lidhur me prishjen e objekteve deri tani Basha tha:

“Unë nuk kam koment në kuptimin politik. Shembja e shpejtë e objekteve është kriminale. Këto objekte duhen studiuar se pse ndodhi e si ndodhi.Betoni flet, mënyra si është shkattërruar një ndërtesë tregon gjithcka, që nga zbatimi i projektit e deri te kodi i ndërtimit. Cdo objekt përbën provë materiale për hetime penale, sepse ka përgjegjësi kjo punë. Janë 51  njerëz të futur në dhe ata e qindra të tjerë të plagosur, kjo nuk do shkojë pa përgjegjësi. I gjithë fokusi im është të ndihmojë njerëzit ndërsa prokuroria të bëj detyrën, prokuroria ka ligjin ka pushtetet e veta. Në një shtet të së drejtës të merr prokuroria zvarrë. Të përshpejtohet procesi i vlerësimit, fshatra të tëra, zona të tëra skanë parë vlerësues me sy sepse këta ska njerëz, s’kanë parë njeri deri tani.  Shteti duhet të marrë përgjegjësi, veprime të mirëkordinuara sistematike dhe me përgjegjësi shtetërore”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!