Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar homologun serb Aleksandër Vuçiç për ditën e shtetësisë së Serbisë, që shënjohet më 15 shkurt.
Vuçiç ka publikuar letrën e dërguar nga Trump në rrjetet sociale.
Republikani vlerëson kontributin e Serbisë në sigurinë ndërkombëtare dhe për luftën në Ukrainë dhe shpreh mbështetjen procesin integrues të Beogradit në rrugën euroatlantike dhe përpjekjet për promovimin e marrëdhënieve paqësore dhe të begata me fqinjët dhe partnerët në rajon.
“Mezi pres të forcojmë më tej partneritetin tonë, duke u mbështetur në lidhjet gjithnjë e më të fuqishme mes vendeve tona, për të kontribuar së bashku në rritjen e sigurisë dhe përparimit të qytetarëve të Serbisë dhe SHBA-së”, thuhet ndër të tjera në letrën e Trump.
/abcnews.al/

