Nëse nuk ju kujtohet, presidenti Trump e ka cilësuar Meghan Markle-in si “të keqe”, gjatë një interviste për The Sun. Në vitin 2016, Meghan është shprehur kundër Trump duke e quajtur “përçarës” dhe “paragjykues ndaj grave”. Kur presidenti Trump u pyet këtë vit se çfarë mendon për këto deklarata që dukesha ka bërë dikur, ai është shprehur:
“Nuk e dija këtë gjë. Çfarë mund të them? Nuk e dija që ishte e keqe.”
Prej kësaj deklarate, marrëdhënia e Trump me dukeshën, por edhe me Princin Harry nuk është aspak e mirë. Gjatë vizitës që Trump i bëri familjes mbretërore në muajin qershor, Meghan e shmangu takimin me të me pretekstin se ishte me leje lindjeje, ndërsa Harry qëndroi shumë ftohtë gjatë takimit, duke mos komunikuar aspak me presidentin.
Por duket se dhe në takimin e rradhës jo vetëm Meghan, por edhe Harry e ka shmangur takimin me presidentin e SHBA-së. Sipas një njoftimi zyrtar, Harry dhe Meghan do të marrin një pushim për t’iu përkushtuar familjes.
Me këtë rast shmangën edhe takimin me Trump, pa shumë zhurmë./abcnews.al