Revolucion nga UEFA, që ka ndryshuar formatin për kualifikimin në Euro 2022 për 19-vjeçarë. Tashmë do të ketë tre Liga dhe Shqipëria e Kosova kanë mësuar sot rivalët e tyre. Kuqezinjtë ndeshen në ligën C me Maltën dhe Moldavinë, kurse Kosova me Armeninë, Luksemburgun dhe Estoninë. Synimi do të jetë fitimi i grupit dhe ngjitja në Ligën 2. Ekipet që ndodhen në të njëjtën ligë me Shqipërinë dhe Kosovën, nuk mund të garojnë më shumë se deri në raundin e dytë.
LIGA A
Grupi A1: Irlanda, Holanda, Kroacia, Turqia
Grupi A2: Ukraina, Gjermania, Suedia, Belgjika
Grupi A3: Portugalia, Çeki, Greqi, Polonia
Grupi A4: Italia, Anglia, Serbia, Austria
Grupi A5: Spanja, Franca, Norvegjia, Sllovakia
-Kalojnë nga Liga B në A: katër fitueset e grupeve, plus ekipi i dytë më i mirë
-Kalojnë nga Liga A në B: pesë ekipet e renditura në vendin e katërt në secilin grup
LIGA B
Grupi B1: Bullgaria, Gjeorgjia, Bosnje Hercegovina, Uellsi
Grupi B2: Danimarka, Skocia, Rusia, Letonia
Grupi B3: Hungaria, Rumania, Qipro, Islanda
Grupi B4: Izraeli, Sllovenia, Finlanda, Zvicra
-Kalojnë nga Liga C në B: Të gjitha fitueset e grupeve, plus vendet e dyta në varësi të numrit të skuadrave që hyjnë.
-Kalojnë nga Liba B në C: Pesë ekipet e renditura në vendin e katërt, plus ajo që është renditur më keq në vendin e tretë
LIGA C
Grupi C1: Kosova, Armenia, Luksemburgu, Estonia
Grupi C2: Bjellorusia, Irlanda e Veriut, Gjibraltar, San Marino
Grupi C3: Azerbajxhan, Mal i Zi, Ishujt Faroe, Andorra
Grupi C4: Malta, Shqipëria, Moldavia
Grupi C5: Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lituania
Datat për mini-turneun në periudhën 2020-2022
Raundi 1 – Nga 17 nëntori i vitit 2020
Raundi 2 – Nga 8 qershori i vitit 2011 (shorti, dhjetor 2020)
Raundi 3 – 30 gusht-7 shtator, ose 4-12 dhjetor, ose 8-16 tetor 2021 (Shorti, qershor/korrik 2021)
Raundi i katërt – 21 mars-19 mars 2022 (Shorti, dhjetor 2021)
Turneu final në Sllovaki – Korrik 2022 (Shorti pas raundit të katërt)
/abcnews.al