Në programin ‘Sheshi i Dollarit’ u diskutua lidhur me tarifat e reja të vendosura nga Trump dhe planin e tij për forcimin e ekonomisë amerikane.
Zëvendës rektori Elvin Meka u shpreh se pritshmëritë janë që të ulet çmimi i naftës dhe se tanimë fokusi i Amerikës do të jetë forcimi i industrisë së naftës dhe gazit.
“Kompanitë e mëdha duket se po shtynë dhe po lënë në plan të dytë planet e tyre të investimit, duke pasur më pak produkte energjitike. Është bërë e qartë duke dalë nga marrëveshja e klimës dhe duke mos pasur mjedisin si synim por duke i dhënë një suport shumë të fortë industrisë së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës dhe gazit është e qartë që kjo do të bëhet që të ul çmimin e naftës.
Është e qartë që pritshëmritë në treg nëse do të ketë suporte të tilla patjetër që në projeksionet afatgjatë do të përkthehet në rënie të çmimit të naftës. Nuk do të tërheqin si import nga tregjet kombëtare. Do ta ulin sepse nuk kanë ku ta shesin.’
/ abcnews.al

