Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Serbia, hetim për dhunë në protesta/ Kërkesë e BE, Beogradi i përgjigjet thirrjeve

schedule17:20 - 6 Shkurt, 2025

schedule 17:20 - 6 Shkurt, 2025

Pas thirrjes se komisioneres per zgjerim Marta Koss se autoritetet ne Serbi duhet te hetojne dhunen mbi protestuesit dhe se Bashkimi Europian po e monitoron nga afer situaten, Beogradi po i kryen detyrat per te zbatuar udhezimet e perendimit.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Lartë kundër tre të pandehurve me dyshimin se ata kanë kryer veprën penale të sjelljes së dhunshme gjate nje tubimi publik me 22 nentor 2024.

Në aktakuzë, prokuroria i propozoi gjykatës që të pandehurit te shpallen fajtorë për veprën e lartpërmendur penale, te denohen me 1-3 vite burgim apo ne rast zbutje te mases me 100 000 dinare gjobe.



Po ashtu, një grup profesorësh universitarë dhe ekspertë të fushave të ndryshme kanë formuar një Komision Hetimor per te hetuar se çfarë ka ndodhur me rastin e rindërtimit të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit.

Anëtarët e Komisionit Hetimor deklaruan se kishin mbledhur në mënyrë joformale ekspertë të cilët donin të hetonin më në detaje dokumentet në fushën e ndërtimit, drejtësisë, financës, si dhe sjelljen e medias.

Ekspertë nga fusha të ndryshme do të punojnë në katër nënkomisione duke siguruar edhe faqet e dokumentacionit te punimeve te kompanise qe mori persiper rinderttimin e stacionit .

Po ashtu, qeveria e Serbisë në seancën e kesaj te enjteje ka miratuar një rezolutë që parashikon rritjen e buxhetit per arsimin me 20 perqind, duke plotesuar keshtu nje nga kerkesat e studenteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!