Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hysaj humbet Kombëtaren/ Mbrojtësi kuqezi mund të mungojë të paktën 40 ditë

schedule12:34 - 6 Shkurt, 2025

schedule 12:34 - 6 Shkurt, 2025

Jeta nuk di të thotë mjaft. Ky është vargu i një kënge të njohur ballkanase, dhe për Elseid Hysaj sikur nuk po kanë kufi problemet këtë sezon.

Pikërisht kur u kthye me sukses pas një përjashtimi disamujor nga skuadra, mbrojtësi I Lacios mori një lajm vërtet të keq.

Dëmtimi që pësoi në sfidën ndaj Kaljarit është i shkallës së mesme, pas analizave mjekësore, dhe kjo do të thotë një ndalesë relativisht e gjatë.

Flitet për 40 ditë riaftësim, pra ai mund të kthehet në ekip rreth 17 marsit.

Pra, vetëm 4 ditë përpara sesa kombëtarja shqiptare të luajë ndeshjen e parë eliminatore të Kupës së Botës ndaj Anglisë në “Uembli”.

Në një skenar të tillë, trajneri Silvinjo do ta ketë thuajse të pamundur që ta thërrasë në grumbullim, ndonëse ekziston sado pak shpresë që Hysaj të jetë pjesë e kuqezinjve ndaj Andorrës në 24 mars.

Problemi më I madh për ish-kapitenin e Shqipërisë është që ai nuk do të ketë mundësi të luajë qoftë edhe disa minuta për Lacion përpara ndeshjeve të Botërorit.

Mëkat I madh për futbollistin që bindi trajnerin Barone falë profesionalizmit të tij gjatë kohës që ishte i përjashtuar nga ekipi.

Hysaj mori notë shumë të mirë ndaj Kaljarit dhe mungesa e tij 40-ditore I ka shqetësuar shumë tifozët e Kaljarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!