Tym në spitalin e Neurologjisë në QSUT. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron se prania e tymit është konstatuar në katin -1 rreth orës 21:45, por nuk ka rrezik për pacientët apo stafin.
“Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit. Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.
Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.“, thuhet në reagimin e QSUT.
View this post on Instagram
/abcnews.al


