Kryeministri serb në largim Millosh Vuçeviç deklaroi se vendimi për formimin e një qeverie të re apo mbajtjen e zgjedhjeve do të merret maksimumi në dy javët e ardhshme, duke sqaruar se nuk e sheh me veten pjesë të qeverisë së re.
Vuçeviç sqaroi se dorëheqja e tij do te konfirmohet ne seancën e radhës të Kuvendit të Serbisë, ku pritet të diskutohet edhe fati politik i vendit.
Ai komentoi edhe vendimin e rektoreve të universiteteve të Beogradit që nuk pranuan dialog me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke thënë se shpreson dhe beson se gjatë rrugës ata do ta pranojnë ftesën dhe se vetëm përmes dialogut do të gjendet rruga për qetësimin e situatës.
Vuçeviç vlerëson se protestat dhe bllokadat që po ndodhin në Serbi do të ndikojnë negativisht në ekonominë serbe si dhe në investimet e huaja.
Studentët vijojnë të bojkotojnë mësimin dhe rrugët anembanë Serbisë, duke kërkuar përgjegjësit për tragjedinë e Novi Sadit që u regjistrua me 1 nëntor të vitit te kaluar, dhe ku ngelen të vrare 15 persona dhe dy të tjerë u plagosen rënd, ndërsa tubimeve të tyre këtë mes jave i janë bashkuar edhe pensionistët.
/abcnews.al/

