Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me qytetarët në Facebook, foli për krijimin e shtetit bektashi. Sipas kreut të qeverisë, nuk bëhet falë për copëtimin e territorit siç akuzohet, teksa mori edhe shembullin e Italisë. Rama shtoi se entiteti bektashi do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën.
“Si do të copëtohet shteti shqiptar me kaq kollaj. Pse shteti italian i copëtuar të duket që ka jo një, por dy struktura brenda, të cilat kanë një sovranitet të caktuar aty.
Ndërkohë që në rastin tonë nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet siç e mendoni ju gabimisht.
Nuk bëhet fjalë për gjëra të kësaj natyre. Bëhet fjalë për entitet që nuk ka dogana, taksa, polici. Në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë.”, u shpreh Rama./abcnews.al


