Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fushata në Kosovë, java e fundit/ Nikaj: PDK vijon fushatën intensive vetëm për qytetarët, ka në fokus problemet reale të tyre

schedule17:30 - 3 Shkurt, 2025

schedule 17:30 - 3 Shkurt, 2025

Kjo është java e fundit e fushatës elektorale në Kosovë të cilat do të pasohen me zgjedhjet e datës 9 shkurt.

Sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare në PDK, Bernard Nikaj i ftuar në ‘ Balkan Update’ u shpreh se fushata elektorale ka ecur përtej pritshmërive dhe është pritur me një entuziasëm të jashtëzakonshme nga qytetarët pasi në qendër të fushatës kanë qenë pikërisht qytetarët dhe problemet e tyre. Nikaj u shpreh se është i bindur që qeveria e re e Kosovës do të udhëhiqet nga Bedri Hamza dhe nga PDK.

“Realisht ne jemi të angazhuar vazhdimisht në fushatë dhe jemi kudo me tubime dhe takime me qytetarët. Cfarë është pozitive është se kemi parë një përgjigje entuziaste ndaj mënyrës sesi PDK ka zgjedhur të bëjë fushatën, ne kemi zgjedhur të bëjmë një fushatë për qytetarët dhe t’i ikim polarizimit politik.

Ajo që kemi parë në vazhdimësi, është që brengat e tyre ditore janë harruar nga qeveria dhe partitë. Është e zakonshme që politikanët të bëjnë debat mes tyre dhe të harrojnë ato që përballen qytetarët, ndaj ne kemi bërë një fushatë për qytetarët dhe kemi ofruar alternativa të diskutueshme për qytetarët.

Kjo është parë me një entuziasëm të pashoqë dhe në këtë javë të fundit ne do te vazhdojmë me të njëjtin intesitet dhe do t’i shmangemi konflikteve që mund të vijnë nga partia në pushtet. Ne jemi të fokusuar në fitoren e PDK, ne do të bëjmë gjithçka në mundësinë tonë që në 9 shkurt të rikonfirmohet Bedri Hamza si kryeministri i ri i Kosovës, ne jemi të bindur që qeverinë e radhës do ta ndërtoj Bedri Hamza dhe PDK.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!