Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Grenell s’do të hezitojë në veprime”, Nazarko: Qytetarët e Kosovës, të mashtruar nga propaganda e qeverisë Kurti ndaj qëndrimeve të SHBA

schedule17:21 - 3 Shkurt, 2025

schedule 17:21 - 3 Shkurt, 2025

I dërguari i Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell sulmoi qeverinë e Albin Kurtit duke thënë se nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump dhe as të Joe Biden.

Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar këtë deklaratë në emisionin “Ballkan Update”, tha se ky mesazh është më i fortë për shkak se nuk përfshihet vetëm SHBA, por edhe NATO dhe BE.

Sipas analistit, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mashtrohen në lidhje me qëndrimet e SHBA kundrejt vendiit për shkak të propandës së qeverisë së Albin Kurtit, duke thënë se mesazhi i Grennell nuk pati impaktin e duhur për shkak se ai është “pikturuar” si një personazh pro Beogradit.

“Ky është një mesazh më i qartë sesa i dy javëve më parë sepse përfshin jo thjesht SHBA, administratat amerikane, NATO-n dhe BE dhe nënvizon faktin se asnjë kompani amerikane nuk ka mundur të vendoset në Kosovë gjatë qeverisjes së Kurtit. Është sulm nga një njeri që është në kontakt me presidentin e shteti më të fuqishëm në botë, i cili është brenda Shtëpisë së Bardhë dhe për pasojë është njeriu më me ndikim sa i takon politikës amerikane kundrejt rajonit dhe Kosovës. Kjo deklaratë e mori nxitjen nga një mesazh që Kurti ka lëshuar në një tubim ku pretendohej se qeveria e tij është më pro amerikane në raport me paraardhësit e tij dhe në reagim, kemi këtë qëndrim. Kurti ka një moment që ka dashur të ekzaltohet që lidhet me blerjen e armëve në SHBA, mirëpo mesa duket nuk konsiderohet si ndryshim cilësor i politikës së tij kundrejt SHBA.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të mashtruar në lidhje me qëndrimet e SHBA. Kjo duket me faktin se deklarata e Grenell nuk pati shpërndarjen të përgjithshme në të gjithë faqet apo mediat e afërta me opozitën, të liderëve te opozitës me përjashtime, që tregon se te këta qytetarë ka zënë vend pikturimi që i është bërë Grenell si një njeri anti-kosovar. Kjo tregon se Kurti ka arritur me shumë sukses të pikturojë njeriun më të rëndësishëm të SHBA për Kosovën, me terma negativiste. Kjo nuk ndryshon faktin se Grenell do të jetë figurë përcaktuese për këtë politikë. Grenell vazhdon të jetë shumë i angazhuar dhe është demonstruar si dikushi që në qeverinë Kurti 1 ka qenë iniciatori i rrëzimit të kësaj qeverie. Nga fjalët para votimeve, mendoj që Grennell nuk do të hezitojë dhe të iniciojë veprime.”, u shpreh analisti Nazarko.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!