Edon Zhegrova asistoi një gol dhe shënoi një tjetër në fitoren 3-0 të Basel përballë Young Boys. Talenti dardan bëri një ndeshje të shkëlqyer, duke u shpallur njeriu i takimit.
Për më tepër, 20 vjeçari fitoi një vend edhe në formacionin më të mirë të javës në kampionatin zviceran të futbollit.

Taulant Xhaka foli për Blic, aty ku i thuri elozhe Zhegrovës: “Është një lojtar klas, i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, si brenda fushës, ashtu dhe jashtë saj. Ai do gjithmonë që të luajë, prandaj futbolli me të është më shumë si argëtim”.
Ndërsa Zhegrova pranoi se eksperienca dhe këshillat e Xhakës, e kanë ndihmuar shumë: “Xhaka më ndihmon shumë dhe gjithmonë është gati të më japë këshilla. Ai është më i madh se unë në moshë dhe ka eksperiencë të madhe. Unë vetëm mësoj nga ai”./abcnews.al

