Një grup militantësh të Partisë Demokratike, u rimblodhën këtë të premte para Bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Pasi bllokuan rrugën për automjetet e autobusët me qytetarë, mesa duket edhe vetë protestuesit e pranojnë se para Bashkisë janë të pakët në numër dhe kjo strategji nuk funksionon.
Aktori Mehdi Malkaj, kritikoi protestuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike e Sali Berishës, duke u kërkuar të marrin shembull nga Serbia e jo të dalin në shesh dhe të bërtasin vetëm ‘Rama ik’.
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këllicci, i la kësaj radhe parashikimet e arrestimeve me data, por u premtoi protestuesve se shumë shpejt Rama dhe Veliaj do të dalin para drejtësisë.
Në fund të protestës para protestuesve, foli edhe djali i Fahri Balliut./abcnews.al

