Grupet e ekspertëve të huaj, ata zviceranë dhe francezë, në bashkëpunim me kolegët shqiptarë, kanë inspektuar disa nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës. Ata u shpjeguan banorëve se nëse pallati apo ndërtesa ka një shenjë të kuqe do të thotë që konsiderohen të pabanueshëm.
Nëse pallati juaj ka një kryq të kuq, ai rezulton i pabanueshëm.
Një pallat shumëkatësh në lagjen 17 në Durrës iu nënshtrua inspektimit nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë.
Me pas specialistët u shpjeguan banorëve të pallatit për gjendjen e tij:
“Ne pamë që nuk ka dëmtime shumë të mëdha, dhe ne jemi të besueshëm. Ka tre shtylla ku ka nevojë për hulumtime të thella. Këto 3 shtylla ne i kemi markuar me ngjyrë të kuqe dhe nuk ka arsye që ndërtesa të shkatërrohet”.
Banoret kërkojnë të dinë se me çfarë është bërë vlerësimi.
“Për shkallën e parë, është parë me çekiç. Shkallën e dytë, për sa i përket këtyre 3 shtyllave që janë shënuar me të kuqe, kanë nevojë për hulumtime dhe studime specifike që do të duhet të ndodhin më mbrapa. Objekti është i pabanueshëm dhe akt ekspertiza është kjo: asnjë banor nuk do të hyjë brenda, pasi në shkallët e katit të parë ka patur carje sepse skema statike e zgjedhur për shkallët nuk ka qenë e përshtatshme. Kjo skemë statike ka bërë që shkallët të thyhen por nuk përbën rrezim për qëndrueshmërinë e objektit. Ne nuk e dimë se sa mban objekti, këtë hiqeni nga mendja. Asnjë nga ju nuk do hyjë në banesë. Policia do të marri masat”
Në një moment të dytë ai sqaron se tre kolonat me shenjë të kuqe duhet të studiohen hollësisht.
“Ne jemi të interesuar të gjejmë nëse ka dëme sidomos nëse ka dëme në strukturë. Nga aq sa kemi parë deri tani, dëmtime në strukturën kryesore janë të paktën 3 pika që ne i kemi shënuar dhe kanë nevojë për më shumë hetime por në pjesën tjetër të ndërtesëës nuk ka dëmtime të tilla në strukturën kryesore. Ne po shkëmbejmë informacione me kolegët tanë nga Franca dhe ata shqiptarë. Pra jemi 3 palë që vlerësojmë situatën. Për momentin kjo anë e ndërtesës është e pabanueshme. Ne kemi mbajtur shënim cdo informacion dhe vëzhgim të cilat i janë dorëzuar kolegëve tanë shqiptarë dhe që rrjedhimisht do të duhet të jenë në duart e autoriteteve shqiptare. Policia ka rrethuar këtë vend pasi për momentin ndërtesa është e pabanueshme por nuk ka rrezik shembjeje. Kjo është një ndërtesë që në këto raste ne e kategorizojmë me shenjë të verdhë, që nënkupton se kjo ndërtesë është e pabanueshme që duhen hetime dhe vëzhgime të mëtejshme por njëkohësisht nuk ka rrezik që struktura të shembet”
Në një intervistë për ABC News, eksperti zvicerian Moser Ronny shpjegon detajet që duhet të kenë parasysh banorët për pallatin:
“Ne jemi të interesuar të gjejmë sidomos nëse ka dëme në strukturë. Nga aq sa kemi parë deri tani, konstatojmë se ka dëmtime në strukturën kryesore, janë të paktën tre pika që ne i kemi shënuar dhe që kanë nevojë për më shumë hetime. Por në pjesën tjetër të ndërtesës nuk ka dëmtime të tilla në strukturën kryesore. Ne po shkëmbejmë informacione me kolegët tanë nga Franca dhe ata shqiptarë, pra jemi tre palë që vlerësojmë situatën. Për momentin kjo anë e ndërtesës është e pabanueshme. Ne kemi mbajtur shënim çdo informacion dhe vëzhgim, të cilat i janë dorëzuar kolegëve tanë shqiptarë dhe që rrjedhimisht do jenë në duart e autoriteteve shqiptare. Policia ka rrethuar këtë vend pasi për momentin ndërtesa është e pabanueshme, por nuk ka rrezik që ndërtesa të shembet. Kjo është një ndërtesë të cilën në këto raste ne e karakterizojmë si një “ndërtesë të verdhë”. Kjo nënkupton që kjo ndërtesë është e pabanueshme, që duhen njëkohësisht hetime dhe vëzhgime të mëtejshme, por njëkohësisht nuk ka rrezik që struktura të shembet”.
11 grupe në terren po inspektojnë ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti. Ato përbëhen nga 70 inxhinierë, 50 të huaj nga 6 vende të Bashkimit Europian dhe 20 shqiptarë./abcnews.al