Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mashtronin me “call center”/ Elbasan, arrestohen 13 persona, procedohen 5 të tjerë

schedule10:52 - 29 Janar, 2025

schedule 10:52 - 29 Janar, 2025

Trembëdhjetë persona janë arrestuar në Elabsan, teksa 5 të tjerë janë proceduar penalisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fictitious”, pasi mashtronin shtetas të huaj, me “call center”.

Këta shtetas telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Në kërkim është shpallur Gëzim Demollari, administratori i subjektit call center, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 33 celularë dhe 1 DVR, nëpërmjet të cilëve ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!